Ky asht ndryshimi qe PDK asht e gatshme me ba në Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës asht e gatshme për riformatim rrajësor në Qeveri, që nënkupton jo vetëm ndrrimin e emnave, por edhe reformë substanciale dhe programore, bajnë të ditun burime të Telegrafit.

Simbas burimeve, reformë do të ketë në fushën e sundimit të ligjit, n’ekonomi, shendetësi, arsim dhe në çashtjet sociale.

Po ashtu, simbas burimeve, PDK asht e gatshme me reduktue numrin e ministrave në kabinetin qeveritar, nga 19 ministri në 11 sosh, nëse për këtë pajtohet LDK.

E lidhun me këto çashtje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pritet këtë javë të ketë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.