Ky asht njeriu qe e ka ble shtëpinë e Thaçit. Qe sa asht shuma!

Ish-sekretari i Aleancës Kosova e Re dhe pronari i kompanisë “Siguria”, Rrahim Pacolli ka ble shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli e ka konfirmue për Express se këtë shtëpi e ka ba para nji jave dhe se për të ka pague 360 mijë euro.

“Po, unë e kam ble para nji jave. Për këtë shtëpi kam pague 360 mijë euro”, ka thanë Pacolli.

Ai ka tregue se në këtë shtëpi tash do të investojë dhe se do ta bajë të banueshme.

Pacolli ka thanë se shtëpinë e Thaçit e ka ble mbasi i ka pëlqye dhe jo se ishte e Hashim Thaçit.
Nga viti 2008 presidenti Hashim Thaçi kishte nis ndërtimin e nji shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, mbas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, mbas incidentit me Fazli Sejdiun, tashma i akuzuem për tentativë vrasje.

Ndërtimin e kësaj shtëpie prej 700 metra katrorësh, Thaçi ka arritë me futë vetëm nën kulm.