Ky asht numri i aksidenteve mbrenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve, simbas raportit policor, në Kosovë kanë ndodhë 41 aksidente trafiku.

Në 14 aksidente ka pasë të lënduem, ndërsa në 27 sosh vetëm dame materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Polica, për shkelje të rregullave të trafikut, ka shqiptue 1856 tiketa.

Njikohësisht ajo ka arrestue 10 persona, në mbajtje ka dërgue 6, ndërsa në vuejte të dënimit 2 veta.