Ky asht numri i aplikimeve prej diasporës për votim deri tash

Kryeshefi i Sekretariatit në Komisionin Qendror Zgjedhor, Enis Halimi ka njoftue se kanë pranue mbi 1700 aplikime nga diaspora për votim.

“Deri n’orën 13,00 janë pranue nga diaspora 1 716 aplikime dhe 1 344 janë aprovuae, nji aplikues asht refuzue”, ka thanë Halimi.

Këtë informatë, ai e dha në mbledhjen e sotme të KQZ, kurse afati i fundit për aplikim për regjistrim asht 22 Maji.