Ky asht numri i armëve dhe municioneve që janë konfiskue këtë vit në Kosovë

Mbajtja e armëve pa leje vazhdon me qenë shqetësuese për shoqninë kosovare dhe institucionet e sigurisë.

Qysh nga mbas lufta qytetarët e Kosovës kanë posedue armë në mënyrë të paligjshme, e kjo ka ba që të shkaktohen nji numër i madh i vrasjeve dhe i incidenteve të ndryshme.

Simbas organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të sigurisë në vend, supozohet se egzistojnë mbi 300 mijë armë ilegale.

Gjatë periudhës Kallnor-Shtator të vitit 2016 janë konfiskue 845 armë dhe rreth 10 mijë e 500 municione të ndryshme.

Në Policinë e Kosovës thonë se tana këto raste i trajtojnë tue u bazue në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente.