Ky asht numri i gazetarëve qe u vranë në 24 vitet e fundit

Të paktën 1195 gazetarë janë vra për shkak të punës së tyne nisun që nga viti 1992, tue perfshi disa dheta në këto muejt e fundit.

Ndjekjet e këtyne çashtjeve penalisht përbajnë vetëm 3% te krejt dosjeve të vrasjeve.

Në të paktën 987 raste, vrasësit janë të njoftun por ata shpëtojnë pa u denue, raporton Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve.

KMG tregon se ka gjetë vetëm 34 raste, në të cilat dikush asht denue për vrasjen e gazetarëve.

Vrasësit përgjithësisht perfshijnë rezidentët lokalë, personelin ushtarak si dhe ekstremistë të grupeve terroriste si psh ISIS.

Iraku, Somalia, Filipinet dhe Siria janë vendet ku ka ma shumë pandëshkueshmëni të vrasjeve të gazetarëve.
Iraku asht vendi ku janë vra ma shumë gazetarë se kudo në botë.