Ky asht numri i kandidatëve pretendentë të PDK’s për kryetar të Prizrenit

Zgjedhjet lokale, të cilat janë caktue të mbahen më 22 Tetor po afrohen, derisa partitë politike kanë fillue konsultimet nëpër degë për emnat e mundshëm që kanë me qenë kandidatë për kryetarë të komunave.

Njana nga qendrat ku pritet të zhvillohet garë e ashpër mes partive asht edhe qyteti i Prizrenit.

Përderisa nga partitë tjera ka emna të ndryshëm që spekulohen se munden me qenë kandidatë, nga Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka nji vendim definitiv.

Kryetari i degës së PDK në Prizren, Minir Krasniqi, në nji prononcim për lajmi.net ka thanë se janë tre apo katër emna në garë të ngushtë, por që nuk e ka zbulue asnjanin prej tyne.

“Janë tre apo katër emna në garën e ngushtë, janë anëtarë të kryesisë dhe figura të randësishme të partisë. Jemi tue bisedue dhe nuk ka asgja definitive, nuk kemi vendim final”, tha Krasniqi.