Ky asht numri i kosovarëve që vdesin çdo vjet nga duhani

Korridori i Repartit të Pneumologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) i ngjan nji tuneli të pafund, dyshemeja e së cilit të doket se po dridhet nga kollitjet e pacientëve.

Në dhomat e kësaj Klinike qëndrojnë pacientë, të cilët kryesisht vuejnë nga sëmundjet që shkakton duhani. Mantelbardhët bajnë të ditun se 400 kosovarë çdo vit vdesin nga konsumimi i duhanit.

Para shnetës e zgjedhin cigaren

Specialisti i pneumologjisë, Skender Baca, kallxon për “Zërin” se gjatë përvojës së tij me duhanpirësit nuk ka hasë me gjetë persona të penduem për shkak të bashkëjetesës me duhanin.

Përkundrazi, simbas doktorit, pacientët ndjejnë krenari që kanë konsumue duhanin dhe vazhdojnë të kenë pranë pakot e stërmbushuna me cigare edhe në momentet kur atyne u kërkohet e kundërta.

“Para shnetës e vendosin cigaren. N’Amerikë asht ba nji studim i cili kallxon se kanceri nuk i ka shty njerëzit me lanë duhanin. E kur asht rritë taksa, atëherë asht pa ranie shumë e madhe e duhanpisve”, kallxon doktori.