Ky asht numri i krimineleve të dyshimtë të luftes qe po mshef Serbia!

Në Serbi jetojnë 3 mijë të dyshimtë që kanë ba krime të randa në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare (FDH) Sandra Orlovic, ka deklaru se simbas numrit të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia asht ba oazë e mos denimit për krime lufte.

Ajo, n’intervistën për gazetën e Beogradit “Danas” ka thanë se simbas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryemje krimesh të randa në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.

Orlovic ka shtue se ish – prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukcevic, para përfundimit të mandatit ka deklarue se vetëm në Beograd jetojnë 80 të dyshimtë për krime lufte.

Ajo ka vlerësue se mos zgjedhja e prokurorit të ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet që procedimin e krimeve të luftës ta zbresë në minimum.