Ky asht numri i përdoruesve të drogave në Kosovë

Numri i përdoruesve të substancave narkotike në tërë Kosovës, asht rreth 3 mijë. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë regjistrud 283 raste të posedimit të këtyne substancave dhe 185 raste të konsumimit. 

Kështu u ba e ditun në nji konferencë për shënim të 26 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, e organizuemevnga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE’në.

Zavendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se Kosova tash ka nji strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë tue bashkëpunue në luftimin e narkotikëve.

“Kosova e ka nji strategji kombëtare kundër narkotikëve, e cila ka me ju nënshtrue vlerësimeve. Na bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Kemi nji prezencë ma të vogël të substancave narkotike që qarkullojnë në Kosovë, ka ngritje të çmimit që nënkupton se prezenca në treg asht ma e vogël. Në vitin 2015, në Kosovë asht arritê me qenë veç rreth 250 rrajë kanabis që don me thanë se kultivohet pak”, tha ai.