Ky asht numri i personave nga Ballkani që ju bashkuen ISIS’it

Në Kosovë, autoritetet thanë se kanë regjistrue gjashtë raste të reja të përpjekjes së qytetarëve të Kosovës për me ju bashkue luftave në Lindjen e Mesme.

Këto raste pasojnë nji periudhë të gjatë të ranies së këtyne përpjekjeve. Simbas statistikave të disa organizatave, rreth 900 persona kanë shkue në ISIS nga shtetet e Ballkanit, ndërsa Kosova prinë me ma së shumti pjesëtarë për krye banori.

Rreth 80 persona nga Kosova simbas autoriteteve, aktualisht gjenden në Siri dhe Irak.

Në përmbyllje të punimeve të Seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO’s, që u mbajt në Prishtinë, u tha se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit nuk mundet me u ba pa bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa u ngrit shqetësimi edhe për mundësinë e përhapjes së ideve ekstremiste nëpër burgje, ku ndodhen nji numër i të kthyemve nga zonat e konfliktit.