Ky asht numri i shtëpive të djegura nga Qeveria në Mianmar!

Në nji prej agresioneve të dhunshme ma vdekjepruëse kundër minoritetit të myslimanëve në Mianmar gjatë disa dekadave të fundit, Qeveria e Mianmarit ka deklarue se javën e kalueme janë djeg mbi 2600 shtëpi të muslimanëve Rohingian në rajonet veriperëndimore të Mianmarit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se UNHCR e cila po ban përpjekje për m’u përballë me kushtet ekzistuese në Mianmar, ka deklarue se 57600 të komunitetit mysliman Rohingian për me i pshtue dhunës, janë largue nga ky vend në drejtim të Bangladeshit.

Autoritetet e Mianmarit kanë akuzue grupin islamik “Ushtria Çlirimtare Arkan Rohingia” për djegien e këtyne shtëpive.

Ky grup ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të koordinueme të javës së kalueme kundër bazave të forcave të sigurisë të cilat janë ba shkak për sulme të gjana ushtarake të ushtrisë së Mianmarit.

Kjo asht në kohën kur myslimanët Rohingian kanë deklarue se ishte organizue nji sulm i gjanë ushtarak për djegien dhe vrasjen e tyne nga ana e ushtrisë së Mianmarit për me i detyrue ata m’u largue nga ky vend.

 

Shperndaje në: