Ky asht numri i të arrestuemve për terrorizëm në Kosovë

Ekstremizmi dhe terrorizmi vazhdojnë me paraqitë rrezik për sigurinë dhe interesat e Kosovës.

Ky fenomen ka qenë mjaftë i pranishëm në vend dhe i përkrahun nga shumë të ri kosovarë të cilët iu kanë bashkue forcave të Shtetit Islamik.

Numri i luftarëve kosovarë që udhëtuen për në Siri dhe Irak, simbas autoriteteve asht 300, ndërsa 130 prej tyne janë kthye.

Policia e Kosovës ka b të ditun për lajmi.net se që nga fillimi i luftës kundër terrorizmit janë arrestue mbi 140 persona.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Terrorizmit, deri më tash ka arrestue mbi 140 persona nën dyshimin për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm”