Ky asht numri i të vdekunve nga Uragani Irma

Nurmi i të vdekunve nga uragani Irma ka arritë në 45 veta, përfshi 10 në Shtetet e Bashkueme, mbasi stuhia që ka mbërri në Caraibe, ka goditë edhe Florida’n, Georgia’n dhe Carolina’n Jugore.

Të Martën, Irma asht shëndrrue në erë tropikale, por ka ende fuqi me shkaktue dame.

Zyrtarët thanë se stuhia ka marrë shtatë jetë njerëzish në Florida, dy në Georgia dhe nji në Carolina’n Jugore.

Kuba tha të Martën se 12 njerëz kanë vdekë në këtë vend gjatë fundjavës – kur ka mbërri uragani i kategorisë 4 – tue çue në 35 numrin e të vdekunve në Caraibe.

Shperndaje në: