Ky asht numri i vëzhguesve të BE’s për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Me unanimitet asht miratue memorandumi i bashkëpunimit në mes të KQZ dhe Bashkimit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kryesuesja e KQZ ka thanë se edhe në këto zgjedhje, sikur edhe në ato të vitit 2014 ka me pasë nji mision vëzhgues të Bashkimit Europian.

“Sot nga zoja Apostolova mora konfirmimin se nga BE’ja kanë me qenë 100 vëzhgues. Simbas të gjitha gjasave, të Shtunën kanë me zbarkue, por sigurisht se duhet të miratohet memorandumi i Bashkëpunimit me BE’n në mënyrë që ky mision vëzhgues me fillue vëzhgimin e krejt procesit”, ka thanë ajo.