Ky asht paralajmërimi i Gashit për zhbllokimin e situatës politike

Deputeti i LDK, Arben Gashi, ka thanë se janë tue shqyrtue mundësinë për zhbllokimin e situatëstue zgjedhë nënkryetarët e Kuvendit, për me prite mandej PAN’in që ta propozojë emnin për kryetar.

“Na duhemi me i pa mundësitë që t’i zgjedhin nënkryetarët dhe po shohim mundësitë ligjore. Duhet të krijohet nji gjendje e re, asht e vetmja mënyrë. Mendimi im personal asht se duhet të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve, derisa PDK të jetë e gatshme me ardhë me propozue kryetarin e Kuvendit”, ka thanë Gashi.