Ky asht parashikimi i motit për 5 ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftue se gjatë pesë ditëve të ardhshme ka me mbajtë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Simbas IHK, temperaturat kanë me qenë normale që i përgjigjen mesatareve të ditëve tjera.

“Minimalet kanë me u regjistrue nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius”.