Ky asht personi që po e kërkon policia për sulmin në Barcelonë (foto)

Agjencia shtetnore e lajmeve spanjolle, EFE, thotë se policia po kërkon Moussa Oukabir, të cilët ata besojnë se mundet me qenë shoferi i automjetit që shkeli kambësorët në Barcelonë.

Ai asht vllau i vogël i Driss Oukabir, ID e të cilit ishte përdorë për me marrë me qira furgonin. Driss Oukabir mohon çdo përfshimje dhe pretendon se vllau i tij ma i vogël e vjedhi ID e tij, shkruen Sky News.

Në sulmin e mbramshëm në Barcelonë kanë mbetë të vdekun 13 persona dhe mbi njiqind të tjerë janë lëndue.

Deri tash janë arrestue tre persona.