Ky asht politikani ma i votuem në zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë

Pamvarësisht që partia e tij nuk ka dalë e para në këto zgjedhje, lideri ma i pëlqyem nga votuesit kosovar, del të jetë Albin Kurti.

Nga burime jozyrtare, i nominuemi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryeministër, ka marrë hiç ma pak se 136 mijë e 625 vota, për dallim nga lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, që ka grumbullue 125 mijë e 866 vota, përcjellun nga i nominuemi i koalicionit LDK-AKR-LAA, Avdullah Hoti, që ka marrë 112 882 vota, shkruen Telegrafi.

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, si pretendent i koalicionit fitues të zgjedhjeve (PAN), nuk ka marrë ma tepër se 98 mijë e 458 vota, tue përfundue listën me të parin e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, që ka marrë 30 mijë e 289 vota.