Ky asht prifti qe Kosova e ekstradoi në Britani si të dyshuem për pedofili

Ish-prifti katolik i akuzuem për krime seksuale asht ekstradue nga Kosova në Britani të Madhe, mbas ndjekjes së tij nga ana e policisë përgjatë pesë vjetëve të fundit.

Lawrence Soper, 72 vjet, u arrestue mbasi mbërriti në Aeroportin e Lutonit, nën dyshimin për 9 akuza për krime seksuale për të cilat thuhet se janë krye gjatë nji periudhe prej vitit 1972 në 1986, raporton BBC,

Soper ishte ndalue në muejin Maj në Kosovë, mbas nji urdhën-arresti të lëshuem në nivel europian.

Ai tash asht tue u mbajt në paraburgim në nji stacion policie në perëndim të Londrës, shkruen lajmi.net.

Soper u arrestue në vitin 2010 e pastaj u la i lirë me u lajmërue vazhdimisht në polici, por nga Marsi i vitit 2011, ai nuk u dok ma në stacionin e policisë.

Për këtë arsye, ndaj tij asht lëshue nji mandat arresti europian në vitin 2012.

Ai akuzohet për kryemjen e veprave penale në shkollën e Shën Benediktit në Ealing, në perëndim të Londrës, ku jepte mësim në vitet 1970 dhe 1980.

Katër akuzat ndaj tij, tue perfshi akte homoseksuale, paturpësi vulgare dhe ngacmime të pahijshme, lidhen me nji viktimë të vetme që pretendohet se ka ndodh në vitet nga 1972 deri 1976.

Djali ishte nën moshën 14 vjet, kur Soper dyshohet se kreu nji akt paturpësie vulgare ndaj tij.

Dy akuza të sulmit të pahijshëm kanë të bajnë me nji djalë të dytë me moshë nën 16 vjet që pretendohet se ka ndodh në mes të 1979 dhe 1984.