Ky asht prioriteti i Hillary Clinton nëse zgjedhet presidente

“Duhet me qenë nji prioritet i yni kapja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Al Baghdadi, ashtu siç kemi ba edhe me Osama Bin Ladenin”. Kështu asht shprehë kandidatja demokrate për “Shtëpinë e Bardhë”, Hillary Clinton, tue njoftuae ma tej edhe mbajtjen e nji takimi me ekspertë të sigurisë kombëtare.

Ish-zoja e parë dhe ish-Sekretarja e Shtetit sulmoi mandej rivalin e saj, Donald Trump, tue theksue se kandidati republikan “nuk ka nji plan për mposhtjen e kalifatit islamik”.

Simbas Clintonit, Trump madje, “nuk asht i kualifikuem sa ç’duhet për t’u ba president i Amerikës dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosuna”.

Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të Nandorit ka shprehë edhe komente negative mbi ndërhymjen e së Mërkurës të kreut republikan mbi sigurinë kombëtare dhe luftën ndaj ISIS, tue e quejtë atë “nji test të dështuem”.