Ky asht programi torturues i CIA’s i spjeguem përmes videos!

Për herë të parë viktima e programit torturues të CIA’s e kanë mundësinë që ta padisin në gjykatë CIA’n, për torturë, simbas vendimit të nji gjykate amerikan.
Medita ju sjellin nji video ku shpjegohet programi torturues i CIA’s, të përkthyem në tekst.

Qe perkthimi i plotë:

Këto janë disa nga teknikat torturuese të kryeme nga CIA: izolim; errësinë ekstreme; të ftohtë; zhurmë; rrahje e pandërpreme; uri; pozicione stresuese jashtëzakonisht të dhimbshme; privim i gjatë nga gjumi; izolim në sënduk të ngjashëm si arkivoli; dhe torturë me ujë.

Për herë të parë, asht dita e këtyne viktimave që të flasin në gjykatë në SHBA.
Ata kanë padit dy psikologjistë të cilët e kanë kriju këtë program dhe personalisht e kanë administru torturën.

Suleiman Abdullah, peshkatar nga Tanzania, viktimë e torturës së CIA’s, thotë: “Çdo herë që mendoj për burgun, m’u kujtohet e kaluemja dhe nuk mund të fle. Nuk mund të ha. Nuk mund të nuhas”

Suleiman Abdullah dhe Mohamed Ben Soud ishin kidnapu nga CIA dhe pastaj u u ban eksperimente me ta.

Mohamed e ka përdor vizatimin për t’i shpjegu metodat e torturës nga CIA.

Viktima e tretë, Gul Rahman, vdiq mbrenda burgut të errët të CIA’s.

Familja e tij kurrë nuk asht njoftu formalisht për vdekjen e tij.

programicia

Bruce Jessen dhe James E. Mitchel, përfituen 81 milionë dollarë nga ky program, i njohun për torturimin e 119 njerëzve.