Ky asht Prokurori Special i Gjykatës Speciale

Amerikani David Schwendiman, deri tash prokuror i Taskë Forcës, që ka krye hetimet për krimet e UÇK’s, asht emnue Prokuror Special i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Emnimi i Schwendiman si prokuror nënkupton që edhe Taskë Forca e deritashme shndërrohet në Zyrë të Prokurorit.

“Më 1 Shtator 2016, David Schwendiman, Kryeprokuror i Taskë Forcës Speciale Hetuese të BE’së (SITF), asht emnue Prokuror Special (kryeprokuror) i Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës” thuhet në njoftim.