Ky asht propozimi i Haradinajt për Betejen e Kosovës!

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj të Martën tha se Kosova duhet të ketë nji memorial për shqiptarët e ranë në Betejën e Kosovës

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.

Ushritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjën e Kosovës dhe të civilizimit përendimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje.

Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftetarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo!

Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt. RH