Ky asht propozimi i PAN’it për seancën

Deputeti i AAK, Pal Lekaj, në emën te PAN ka propozue që të Mërkurën e ardhshme të ketë edhe nji takim konsultativ dhe seanca të caktohet të Ejten ose të Premten me rend dite zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton lajmi.net.

Ndërsa Avdullah Hoti nga LDK ka ftue që PAN të marr pjese nesër në seancë dhe ta paraqes kandidatin e saj.

Simbas Hotit, nëse PAN nuk merr pjesë, kryesuesi duhet që me thirre nji takim konsultativ me partitë politike.