Ky asht qendrimi i LDK’s përballë ‘levizjeve’ të fundit të AKR’s

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), respekton secilin vendim që munden me marrë partnerët e tyne të koalicionit parazgjedhor AKR dhe Alternativa, për me veprue jashtë qëndrimeve si grup i përbashkët parlamentar.

Kështu të paktën ka deklarue nënkryetari i LDK, Agim Veliu, për AktivPress.

Veliu ka thanë se nuk asht e nevojshme që LDK’ja me pasë qëndrim rreth vendimit të AKR.

Aleanca Kosova e Re (AKR), dje ka pasë mbledhjen e Këshillit të partisë, me ç’rast ka marrë vendim që që të angazhohen për gjetjen e nji zgjidhje të krizës politike edhe jashtë koalicionit LAA, tue lanë kështu të hapun bashkëpunimin me koalicionin PAN në mënyrë që të formohen institucionet e reja në vend.