Ky asht qendrimi i SHBA’s për gjetjet e Demarkacionit

ambasadamerikanepr

Ambasada e Shteteve të Bashkueme mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufinit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Ambasada ka ftu gjitha palët që të rishikojnë me kujdes të gjetunat në raport dhe t’i kthehen punës për të dergue Kosovën drejt institucioneve Euro-Atlantike.

“Na jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtu Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufinit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjetunat në raport dhe do t’i kthehen punës së randësishme që kanë, për ta çue Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.