Ky asht raporti i plotë për demarkacionin me Malin e Zi (Dokument)

Qeveria e Kosovës, ka publikue përmbledhjen e raportit të Komisionit Shtetnor për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufinit Shtetnor.

Në këtë raport thuhet se për shënimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufinit, Komisioni asht bazue në parimet botnisht të pranueme (Legaliteti, Regjistrimi dhe Uti posedditis) dhe detyrimet që lindin në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Deklaratës për Shpalljen e Pamvarësisë.

Puna konkrete e tij asht orientue prej dokumenteve nga Propozimi gjithëpërfshimës i Marti Ahtisarit për përcaktimin e statusit të Kosovës, Marrëveshjes së Kumanovës të datës 10 Qershor 1999, konkluzave të Komisionit Badinter për ish RSFJ 1991/93 dhe Kushtetutës së RSFJ’së 1974, që ishte në fuqi më 31 Dhetor 1988.

“Komisioni, tue u bazue në mandatin e deleguem nga Qeveria dhe mbas përfundimit të analizës së hollësishme të dokumentacionit të sipërpërmendun, ka paraqit propozimin për shënimin e vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në raport, të cilin mundeni me lexue tue klikue KETU.