Ky asht reagimi i Kadri Veselit për sulmin në RTK!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reague ndaj sulmit të RTK’s mbramjen e djeshme.

Ai e ka cilësue si vepër kriminale në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit në vend.
Ky asht postimi i Veselit:

Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në lirinë e mediave, agjendën shtetërore dhe debatin politik. K.V