Ky asht reagimi i Lladrovcit mbas lirimit të Sami Lushtakut

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehë lumtuninë e tij mbas lirimit të Sami Lushtakut, përmes nji statusi në Facebook, ku thotë se lirimi i tij asht shpresë për drejtësi në vend.

Lladrovci, tutje ka shkrue se vlerat e luftës nuk munden me u mjegullue e as me u transformue.

Ky asht postimi i plotë i Lladrovcit:

Lajmi i shumëpritur nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, na riktheu shpresën në drejtësi.

Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush, kurrë askush nuk mund t’i mjegullojë as t’i transformoj në akuza. Liria jonë ishte më e çmueshme se çdo akuzë nga kushdoqoftë.

Në rrugëtimin e çlirimit tonë, patëm me vete edhe botën demokratike në krye me NATO-n prandaj, të gjithë servilët, puthadorët dhe shërbyesit e ish sistemit jugosllav, por edhe të partive që duan të fshijnë kujtesën tonë të lavdishme, duhet sot të turpërohen.

Mirë se vjen Sami!