Ky asht reagimi i Xhavit Halitit për sulmin në Kuvend!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reague mbas sulmit që ju ba mbramë rreth mesnate objektit të Kuvendit.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se sulmi asht edhe ndaj qytetarëve të Kosovës, tue ftue organet e drejtësisë me zbardh rastin.

“Sulmi ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës asht sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj.
Ftoj organet e sigurisë me qenë në nivelin maksimal të detyrës dhe sa ma parë ta zbardhin këtë akt të shamtuem”, ka shkrue Haliti.