Ky asht rezultati i fundit i anketimit për zgjedhjet në SHBA. Befasi!

clinton-trump

Nji anketim i ri në nivel kombëtar i publikuem sot, kallxon se avantazhi i kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump asht ngushtue së tepërmi. Sondazhi u krye para se FBI’ja të njoftonte se ka prova të reja për çashtjen e serverit privat të email’it gjatë kohës që zoja Clinton ishte Sekretare e Shtetit.

Anketimi, i kryem nga ABC News / Washington Post, kallxon nji mbështetje prej 47% për zojën Clinton dhe 45% për zotin Trump në radhët e votuesve të mundshëm. Kjo asht nji ranie dramatike krahasue me anketimin e nji jave ma parë, simbas të cilit, zoja Clinton udhëhiqte me 50% mbështetje, përballë 38% për zotin Trump.

Drejtori i FBI’s, James Comey, njoftoi dje se agjensia po shqyrton nëse gjendet informacion i klasifikuem në nji paisje që i përkiste ish-ligjvanësit Anthony Weiner, i cili ka qenë bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmëse e zojës Clinton.

Rezultatet e anketimit të sotshëm, që e kallxojnë zojën Clinton me vetëm 2% avantazh, bazohen në intervista të kryeme nga dita e Hanë, 24 Tetor, deri në ditën e Ejte, 27 tetor, pra nji ditë para se FBI’ja të shprehej për prova të reja.

Anketimi pararaprak, që e kallxonte zojën Clinton me 12% avantazh, ishte krye gjatë periudhës 20 – 23 Tetor.

Gjatë periudhës ndërmjet dy anketimeve, Trump ka fitue 7% pikë ma shumë, ndërsa zoja Clinton ka humbë 3%./Voanews