Ky asht rezultati i referendumit të serbëve në Bosnje

Serbët e Bosnjës kanë votue me shumicë dërrmuese për të shënue 9 Kallnorin si festë kombëtare.

Me shumicën e votave të numërueme nga referendumi i së Diellës, 99.8 përqind kanë votue ‘për’.

Referendumi ka qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, simbas të cilit, data asht diskriminuese ndaj myslimanëve dhe kroatëve dhe duhet ndryshue.

Serbët kanë shpallë krijimin e shtetit të tyne mbrenda Bosnjës më 9 Kallnor të vitit 1992, tue nxitë konfliktin etnik, i cili ka lanë rreth 100,000 njerëz të vramë.

Bosnja vazhdon me qenë e ndame në dy entitete: Republika Srpska dhe Federata Myslimane-Kroate.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, tha se referendumi ka me hy në histori si “dita e përcaktimit të serbëve”.