Ky asht rezultati i sondazhit të fundit në SHBA

Kandidatët për presidencialet amerikane, Donald Trump dhe Hillary Clinton janë shumë pranë, simbas sondazhit ma të fundit të publikuem sot.

Clinton dhe Trump kanë të njajtin pikaverazh (42%) mes votuesve potencialë të 8 Nandorit, simbas sondazhit të realizuem nga “CBS News” dhe “New York Times”.

Mes votuesve të regjistruem, kandidatja demokrate e kalon atë republikan vetëm me dy pikë (41% me 39 %).

Madje, entuziazmi i përkrahësve të Clinton doket se ka ra, ndërsa ai i republikanëve mbetet konstant, thekson ky studim.