Ky asht rezultati nga gërmimet në dy pika për varrezë masive

Nga gërmimet e deritashme në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në dy pikat ku dyshohet për varreza masive, nuk asht gjetë ndonji gjurmë. Ndërsa, gërmimet në pikën e tretë kanë me ndodhë javën e ardhshme.
Këtë e ka ba të ditun kreu i Komisionit Qeveritar për të pagjetuemit, Prenk Gjeta, për lajmi.net.

Ai ka thanë se në bazë të informacioneve që ka nga vendi i ngjarjes, deri tash, në pikën e parë që ka përfundue dje dhe atë të dytën që pritet me perfundue sot, nuk asht gjetë ndonji gjurmë  e varrezave masive.

“Gërmimet për dyshime për varreza masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë fillue me urdhër të Prokurorit. Deri tash në bazë të informacioneve që kam, nuk asht gjetë ndonji gjurmë”, ka ba të ditun Gjeta për lajmi.net.