Ky asht rrefimi i prekës i vajzës e cila thotë se u perdhunue nga baba i saj!

Paradite isha me baben në Peshkopi.

Kishim dalë për me ble ushqime e mallna të tjera për shtëpinë tonë” e nisi rrëfimin në polici 15-vjeçarja, që u përdhunue nga baba në fshatin Përgjegje.

Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthy drejt fshatit me furgonët e transportit.

“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Baba i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në nji vend ku na nuk ndalonim asnjiherë. Sapo zbritëm, i thashë babes se na ke ndalue keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë.

Sapo u futëm në pyll baba me futi duert në fyt, më rrxoi pertokë, dhe me hoqi rrobat dhe më perdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më ndigjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunueme nga baba i saj.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çashtjes, se ishte e disata herë që baba e ngacmonte seksualisht, tue e prek në vende intime dhe se e fyente randë, madje edhe në prani të personave të tjerë.

Ajo thotë se 8 vjet ma parë mbeti jetime, mbasi nana e saj biologjike nderroi jetë në nji aksident automobilistik.

E Përgjegji asht marrë në mbrojtje që në fillim nga axha i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunue me Policinë dhe ka tregue episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babes monstër.

Ajo i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte vesh ditën e ngjarjes, tue argumentue se ato kanë me faktue perdhunimin e saj.

“Na, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi pa se vajza asht dhunue edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktue nëse ajo asht përdhunu, e kemi dërgue vajzën për nji vizitë të specializueme gjinekologjike në Tiranë”./Panorama/