Ky asht rrefimi ‘pa doreza’ i Arben Gashit ne Rrokum Roll!

Arben Gashi, deputet i LDK’s ka rrefye ne Rrokum Rroll me Fidan Jupollin per aktualitetin politik ne vend, zgjedhjet, koalicionet e mundshme, sfidat e qeverise, liberalizimin e vizave, buxhetin, Raportin e Progresit, Gjykaten Speciale dhe se fundi edhe vdekjen e aktivistit te VV’s ne burgun e Prizrtenit Astrit Deharit.

Gashi ka theksue se LDK si parti nuk asht e interesueme me shkue ne zgjedhje, ngase asht tue e udheheq qeverine, por ka shtue se PDK duhet me qene ma serioze ne deklarata kur i jep ne opinion dhe jo vetem me ba presion politik.

Ai ka thane se PDK nuk asht e pergaditun me mbajt zgjedhje mbrenda 45 dite, tue shtue se deklaratat e Veselit ma shume jane per konsum ditor dhe per presion qytetar.

Derisa per sfidat qe i ka tash per tash Qeveria e qe mundet me u rrezikue seriozisht koalicioni, ai ka thane se jane riformatimi i Qeverise, Raporti i Progresit, miratimi i buxhetit, liberalizimi i vizave por edhe tash se fundi edhe Gjykata Speciale.

Gashi ka theksue se nese bahen bashk ne nji koalicion partitet e luftes, atehere LDK’s i mbetet me zgjedhe dhe qe nuk perjashtohet ne kete mes edhe nji koalicion i mundshem me Vetevendosjen, tue thane se LDK nuk duhet me pase vija te kuqe me asnji parti politike.

Deputeti i LDK’s ne kete rrefim te tij e ka komentue edhe vdekjen e aktivistite te Vetevendosjes Astrit Dehari i cili ka vdeke ne burgun e Prizrenit, tue thane se ky raste para se te trajtohej politikisht asht dasht me u trajtue profesionalisht.

Ai me kete rast e ka vleresu edhe permbajtjen e Vetevendosjes tue shtue se nese vertetohet se vdekja e tij asht ba nga nji kontakt tjeter fizik, atehere ai duhet me u zbulue nga raporti i autopsise dhe fajtori duhet me marre denimin maksimal.

Simbas tij, personi ne fjale ne paraburgim ka qene i mbrojtun ngase ai perderisa ka qene ne paraburgim ka qene i pafajshem.

Per ma shume shihne videon e masiperme: