Ky asht rrefimi prekës i nanës që humbi dy djem shkaku i fajdeve!

Sofie Mehana e cila humbi dy djem për shkak të fajdeve thotë se vazhdon me kerkue drejtësi për Muratin dhe Petritin.

Në hulumtimin e kësaj jave rreth fenomenit të fajdeve në Mitrovicë të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, nana e cila humbi dy djem për shkak të fajdeve thotë se vazhdon me kërkue drejtësi për Muratin dhe Petritin.

Ajo rrëfeu momentin tragjik kur e mori lajmin për vdekjen e djalit Muratit, 30 vjeçar.

“Kunati na ka thirrë në telefon dhe na ka tregu. Unë e kam thirrë vëllain sepse edhe ai ka qenë me neve në deti, i kam tregu se më ka vdekë djali dhe ju kam lutë Zotit me mi ruejtë mentë në kokë, sepse ai ma paska shkru kështu dhe unë ju kam mbështetë atij dhe kur kam ardh në shtëpi e kam gjetë shtëpinë plot”, thotë Sofie Mehana nga Mitrovica.

Ajo tregon se tragjedia në këtë familje nuk kishte përfundue me Muratin i cili dyshohet se e vrau veten më 26 Korrik 2011 në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Pesë javë ma vonë djali tjetër i saj Petrit 28 vjet vari vetën në litar në shtëpinë e tij.

“Kam qenë tu ndejtë me gra në shtëpi dhe ka hy burri më ka pyet se ku asht djali Petriti dhe unë i tregova që ka shku mi marrë do sende në katin e katërt të shtëpisë dhe meniherë jemi nisë me shku nalt.