Ky asht sekreti që nuk e dini për ‘zojën e hekurt’ Angela Merkel

Mbas Margaret Thatcher, ajo mund të konsiderohet pa tutë si nji nga ”Zojat e hekurta” të politikës mbanë botnore të vjeteve të fundit.

Fitorja e zgjedhjeve parlamentare të mbajtuna dje në Gjermani, rikonfirmoi edhe nji herë emnin e Angela Merkel si kancelare e vendit për të katërtin mandat.

E vune shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe kritikave lidhurn me vendimet e saj politike, Merkel jo rrallëherë asht diskutue edhe për jetën e saj personale.

Ma saktë do t’ishte pikërisht mbiemni i saj, i cili kishte m’u ba objekt kureshtje për shumëkënd.

Angela Merkel asht martue dy herë dhe në fakt mbiemni që mban asht ai i burrit të parë që e ka njoft në universitet.

E martueme me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcue në vitin 1982.

Gjashtë vjet ma vonë ajo u martue me profesorin e fizikës, Joachim Sauer, por tue mos e ndërrue mbiemnin e saj.

Burri i dytë i Merkel preferon me qëndrue jashtë vëmendjes mediatike, përveç se në rastet kur asht i detyruem me shoqnue bashkëshorten e tij në aktivitete e dalje publike.

Ai asht shpreh indiferente rreth zgjedhjes së Angelas për me ruejt mbiemnin nga martesa e parë, por mos guxoni  ta queni “zotni Merkel”, mbasi kjo ga nuk i pëlqen aspak.