Ky asht selami i Erdoganit për Europën: E ngoj popullin turk, e jo Hans’in apo Georg’in!

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot në Stamboll porositi se 90 vjet mbas themelimit të Republikës së Turqisë, vendi i tij persëri udhëheqë luftë për pamvarësi.

“Turqia në tri vitet e fundit asht tue kalue nëpër nji rreth të zjarrit. Na duhet me ja dhanë emnin e vertetë kësaj lufte. Na jemi tue ba nji luftë të re për pamvarësinë, 90 vjet mbas themelimit të Republikës. Situata në të cilën ndodhemi tash asht ne kuptimin e saktë të fjalës, nji lufte e re për pamvarësi. Përveç kësaj, kjo luftë nuk asht vetëm në nji front, ajo zhvillohet në nivelin ushtarak, politik, diplomatik, ekonomik dhe social”, ka thanë Erdogan.

Në lidhje me miratimin e projekt-vendimit nga Parlamenti Europian (PE) në lidhje me Turqinë, Erdogan denoi mesazhin për Turqinë “për mos me luftue kundër terrorizmit”, tue thanë se vendi i tij pothuejse çdo ditë asht deshmitar i sulmeve terroriste.

“Unë ka me ngue popullin turk, e jo ‘Hans’in’ apo ‘Georg’in”, ka thanë Erdogan, tue aludue emnat ma të shpeshtë europian.

“Nese nuk e luftojmë terrorizmin, kjo i bjen me ju dorëzue atij”, tha presidenti turk.