Ky asht shefi i ri i grupit paralamentar të PDK’s

Ka përfundue takimi me dyer të mbylluna në selinë e PDK’s.

Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK’s, ka thanë se vendimi për votim të Demarkacionit asht marrë ma herët, ndërkohë sot asht votue për zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentarë të PDK’s.

“Vendimi për mbështetjen e Demarkacionit asht marrë ma herët. Sot vendosëm për kryetarin e ri të grupit parlamentar. Zenun Pajaziti ka me qenë kryetar i grupit parlamentar të PDK’s”, ka thënë Musmurati.