Ky asht shkaktari ma i madh i aksidenteve në komunikacion

Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, përdorimi i alkoolit dhe drogës, mungesa e respektimit të shejave të komunikacionit janë faktorët kryesor që shkaktojnë aksident në trafik.

Kështu u tha në konferencën e tretë me temën “Shkaktarët e aksidenteve në trafik nga këndvështrimi i nxanësve” e organizueme nga Kolegji i Shkencave të Aplikueme Teknike, “Tempulli” dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”.

Vlerësimi ka dalë në  bazë të këndvështrimit të nxanësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.