Ky asht shkaku pse janë shtye gërmimet te Kisha n’oborrin e UP’s

Javën e ardhshme ishte planifikue me u kontrollue hapsina në oborrin e Universitetit të Prishtinës, saktësisht te Kisha ortodokse dhe rektorati, ku dyshohet për varrezë masive.

Por, kjo gja nuk pritet me ndodhë të paktën deri me 4 Korrik. Kështu ka ba të ditun për Tribuna Channel, mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu.

Ndërkohë, Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetun, kishte deklarue se ky informacion për varrezë masive nuk asht i ri, por asht i paverifikuem.