Ky asht shqetësimi i BE për Gjykatën Speciale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar thotë se Kosova i ka krye ana detyrat e saj për Gjykatën Specialen, por pranon se janë të shqetësuem me rastet e kërcënimit, frigësimit të dëshmitarëve, tue i detyrue këta të fundit për me i ndryshue deklaratat.

Dhe, simbas tij, kjo asht njana nga arsyet se Gjykata Speciale ka vetëm gjykatës ndërkombëtarë që merren me rastet e tilla.

Zbogar, i cili asht në fund të mandatit të tij si i pari i BE’s në vend, gjatë nji interviste për gazetën “Zëri” ka pohue se mbrojtja e dëshmitarëve asht njana prej çashtjeve kryesore të kësaj Gjykate.

Simbas tij, Kosova tashma i ka krye tana detyrat e saj për Specialen, BE’ja asht e gatshme me financue, mirëpo duhet që Holanda me ratifikue marrëveshjen me Kosovën.