Ky asht shqiptari i rrezikshëm që po e kërkon policia italiane, lexoni historinë e tij si n’filma

Ky që shihni në foto asht 23-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Romë, David De Gaetano.

Ai ka alarmue policinë italiane mbasi iku nga spitali ku po mjekohej. Simbas mediave italiane, shqiptari ishte arrestue mbas nji ndjekje të gjatë nga policia në Spoltore, për vjedhjen e nji kerri “Audi A6”.

Por, gjate ndjekjes, per shkak te shpejtesise se nalte dhe se shqiptari nuk ndaloi, agjentët u detyruen me qellue me armë mbi te.

23-vjeçari humbi kontrollin e kerrit dhe mbeti i plagosun. Ai u dërgue për mjekim në spitalin e Chieti dhe ruhej nga oficerët.

Gjatë qëndrimit në spital, De Gaetano planifikoi që tme ikë. Ai thirri infermieren tue i kërkue ndihmë dhe mandej sulmoi dy policët që banin roje në dhomën e tij. Janë të paqarta rrethanat e sakta si ndodhi sulmi, por mediat italiane shkruejnë se dy oficerët kanë pësue lëndime dhe ndodhen të shtruem në spital.