Ky asht skandali i ortopedit kosovar, ka me ju shokue!

Mbas tri vjetësh, kur asht paraqit rasti në Polici, ekspertiza e kryeme me kerkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. Berisha ka rezultue se ortopedi kosovar Visar Nushi ka ba gabime trashanike gjatë matjeve të shkallës së skoliozës.

Nushi i kishte qitë pacientes diagnozë dhe terapi të gabueme, tue u bazue në matjet e gabueme të shkallës së skoliozës.

Gabime të randa mjekësore janë konstatue në ekspertizën e kryeme në Gjermani për pacienten nga Prishtina N. Berisha, për të cilën Policia kë ba kallëzim penal tash e disa vjet ndaj ortopedit kosovar doktorit Visar Nushi.

Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e tij, familjarët e pacientes kanë denoncue doktorin për trajtim të pandergjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S, shkruen Zeri.

Për këtë doktor Nushi po vazhdon me u hetue nga Prokuroria vendore.

Në ekspertizën e kryer nga Dr. Mattias Hovel, shef i Klinikës së Ortopedisë së Fëmijëve në Klinikën Universitare të Essenit në Gjermani, përmenden gabime të rënda mjekësore të bëra nga ana e doktorit Visar Nushi.