Ky asht studenti kosovar që po arrinë me ba ndryshime n’Amerikë (foto-video)

Mentor Dida nga Kosova, asht zhvendos në Amerikë që në moshë të re, atëherë si nxanës i shkollës së mesme.
Mbas përfundimit të shkollës së mesme, ai u fokuse në teknologji globale dhe sipërmarrje, shkruen lajmi.net

Dida ishte tepër aktiv me iniciativat e tij në Shkollën Politeknike. Ndër arritjet e tij të shumta, asht edhe bashkë-themelues dhe anëtar i kreativitetit dhe inovacionit në nji sipërmarrje, e gjithashtu Dida asht agjent kryesor i ndryshimeve në Politeknik.

Jo vetëm kaq, ai ka marrë pjesë edhe në shumë angazhime për me folë në publik si drejtues kryesor në Arizona për Lego Leaguen e parë.

 

2-dida

 

Ndër të tjera Mentor Dida edhe diplomoi në Arizona ku edhe mbajti nji fjalim.

 

3-didaa

Me plot forcë dhe pozitivitet që ka, Dida u drejtue me fjalë të mëdha nga publiku tue i thanë që gjithçka që shohim vjen nga nji atom, prandaj na vazhdimisht mundemi me krijue gjana të mëdha e me luftue për nji botë ma të mirë.

“Na kemi ba shpikje që na kanë lehtësue edhe menyrën e jetesës sonë”, tha ai.

Por, gjithçka që ai kerkon dhe lufton për të, asht paqja, dhe krejt çka deshiron me zhdukë nga kjo botë asht korrupcioni.

“Jetoni gjatë dhe përparoni”, ishte mesazhi i tij për fund.