Ky asht super automatiku që pritet me marrë ushtria shqiptare! (foto)

Ministrja e Mbrojtjes se Shqipnisë Mimi Kodheli deklaroi sot para Komisionit të Sigurisë se ushtria shqiptare ka me u pajisë me rreth 5 mijë copa automatikë të rijë prodhim italian si edhe mjete të blindueme të cilat kanë me u ble nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Kodheli deklaroi se marrëveshja asht ba dhe ka kalue edhe në parlamentin italian tue konfirmue se dërgesat kanë me fillue nga viti i ardhshëm, përcjell Albeu.com.

Mësohet se automatikët për të cilët bahet fjalë janë ato të prodhimit të marked Beretta ARX 160, 5.56 mm, e cila ka disa versione të këtij tipi automatiku, ARX 160A2, ARX 160A3.

Krejt vlera e kontratës ka me qenë rreth 10 milionë euro.

Versioni i parë i këtij automatiku asht prodhue në vitin 2008  dhe asht testue në konfliktin e Afganistanit.

Ai cilësohet si nji ndër armët ma të mira për kambësorinë tue konkurrue edhe prodhimet amerikane, ruse, gjermane dhe britanike.

Shqipnia ka ble nji numër të kufizuem të këtij automatiku dhe perdoret vetëm prej Forcave Speciale të Ushtrisë.

 

2-kallashi

 

3-kallashi

 

4-kallashi

 

5-kallashi

 

6-kallashi