Ky asht synimi i AAK’s për zgjedhjet e 22 Tetorit

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës synon qe në zgjedhjet komunale të 22 Tetorit me i rikthye komunat, të cilat i ka udhëheqë ma parë, por edhe fitore në disa komuna të reja.

Këtë optimizëm ata e mbështesin për faktin se tash qeverinë e drejton lideri i AAK, Ramush Haradinaj.

I kontaktuem nga ‘Indeksonline’, deputeti dhe sekretari i AAK, Blerim Kuçi, e ka vlerësue normale qe me pritë vota prej punës. qysh thotë ai, të mirë të kryeministrit.

“Fakti qe drejtojmë qeverinë sigurisht ka me ndikue qe kandidatët e AAK të marrin vota ma shumë. Asht normale qe me pritë prej punës së mirë të kryeministrit, me ndiku në rezultat. Dinamika e tij dhe realizimi i objektivave kanë me ndikue në rezultat. Edhe pse asht afati i shkurtë, sepse po të ishte ma i gjatë, kishim me qenë në krejt komunat në balotazh”, ka thanë Kuçi.