Ky asht synimi i Erdogan’it tash me ble nga Rusia

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka rikonfirmue interesin e shtetit të tij për blemjen e sistemit mbrojtës raketor nga Rusia, përkundër shqetësimeve nga aleatët e Ankarasë në NATO.
“Na i japim randësi të madhe hapave të përbashkët që Turqia dhe Rusia kanë me marrë rreth mbrojtjes”, ka thanë Erdogan, vetëm disa orë mbas bisedimeve me presidentn rus, Vladimir Putin, në takimin e tyne të përbashkët në Sochi.

Turqia së fundmi asht pajtue me blejë sistemin mbrojtës raketor, S-400, për të cilin NATO ka thanë se nuk mundet m’u integrue në sistemin mbrojtës të aleances.

Edhe pse Turqia konfirmoi se ka me vazhdue me marrëveshjen në vlerë prej 2 miliardë dollarëshe, nuk pritet që ky sistem m’u shpërnda në Turqi edhe për dy vjet të tjera.

Kjo marrëveshje me Rusinë, mundet me ba Ankaranë subjekt të sanksioneve nga SHBA’t, të cilat së fundmi kanë njoftue për disa sanksione për ministrinë e mbrojtjes ruse.